“Nesër të gjithë bashkë për ringritjen e PD-së”, Patozi thirrje demokratëve të Tiranës
Demokrati Astrit Patozi, me anë të një statusi në “Facebook’, ka njoftuar të gjithë të djathtë për një takim që do të mbajë më 21 korrik në kryeqytet. Deputeti i cili u la jashtë listës për zgjedhjet e 25 qershorit, do ta ndalë bashkë me grupin kundër Bashës në Tiranë.

Patozi paralajmëron mes të tjerash bashkim dhe ringritje të PD, ndërsa shtoi se ‘askënd për të humbur, gjithkënd për të fituar’.

MESAZHI I PATOZIT

MË 21 KORRIK, ME DEMOKRATËT E TIRANËS

Më 21 korrik, ora 19:30, me demokratët e kryeqytetit.
Ju mirëpresim në sallën e Koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë. Bashkimi dhe ringritja e Partisë Demokratike është misioni ynë. ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2017, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori