Nesër shqiptarët protestojnë para Parlamentit Evropian
Pëlqej
Nesër do të mbahet një protestë paqësore përpara Parlamentit evropian, ku do të kërkohet liberalizimi i vizave për banorët e Kosovës pa kushtin e demarkacionit, njohje të pavarësisë nga Spanjë, Slovaki, Qipro, Greqi dhe Rumani, si dhe kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian.

Gjithashtu, do të kërkohet që të gjithë shtetet e Ballkanit perëndimor Shqipëria, Kosova, Bosnja, Mal i Zi, Maqedonia dhe Serbia, të bëhen pjesë të BE-së në të njëjtën kohë.

Protesta do të nis në ora 13:00 dhe është paraparë të zgjasë deri në orën 14:30, në Place du Luxembourg në 1050 Bruksel.

“Bashkatdhetarë të nderuar të Belgjikës, të Evropës e më gjerë, Kosova dhe kombi ynë ka nevojë për bijtë dhe bijat e veta. Për 10 vjetorin e Kosovës si shtet, me një iniciativë të Profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit 751 eurodeputetëve dhe 28 eurokomisionerëve të librit të tij ‘Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999’, do të mbahet edhe protesta”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Pllana.
Shtuar më 19/02/2018, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori