Nesër Shqipëria merr lajmin për negociatat, çfarë pritet të ndodhë?
Ambasadorët e përhershëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg, në prag të takimit të nesërm të ministrave të Jashtëm, që do të ketë në fokus zgjerimin.

Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në tetor, ndërkohë që për Shqipërinë këto shanse duken shumë të pakta.

"Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europia janë mbledhur në Luksemburg këtë pasdite për të diskutuar mbi strategjinë globale të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe zgjerimi i kësaj organizate. Në tryezën e tyre edhe draft-konkluzionet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorët e përhershëm duan të evitojnë me çdo kusht që ministrat e Bashkimit Evropian të rijnë me orë të tëra nesër për të aprovuar konkluzionet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç ka ndodhur një vit më parë, ku nuk kanë munguar edhe debate të ashpra midis ministrave të jashtëm.

Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Tetor, ndërkohë që për Shqipërinë shanset janë shumë të pakta që të përmendet një datë për hapjen e negociatave në Tetor. Ambasadorët e përhershëm mund të mbarojnë në orët e vona, siç kanë ndodhur edhe vitin e shkuar në një maratonë diskutimesh nga ora 9 e mëngjesit deri në 22h", tha gazetarja Erisa Zykaj.
Shtuar më 17/06/2019, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori