Meteorologia e Metoalb, Adjola Bani këtë të martë ka bërë një panoramë të përgjithshme në lidhje me situatën e kushteve atmosferike në të cilën ndodhet vendi ynë.
Bani bën me dije se duke filluar nga e mërkura vendi ynë do të përfshihet nga temperatura të ulëta dhe ulje të intensitetit të
reshjeve situatë që do të zgjasë deri të
premten shkruan abcnews.al.
Ndërkohë fundjava do të sjellë rikthimin e
reshjeve të shiut dhe rritjen e temperaturave.
“
Zonat veriore dhe qendrorë kanë pasur përmirësim të kushteve të motit që ngelen me
reshje të pakta shiu, ndërsa
zonat jugore dhe juglindore aktualisht ka
reshje në formë rrebeshi. Aktualisht në
zonat malore ka
reshje bore. Situata vjen duke u përmirësuar në orët në vijim, ku do të kemi pauz të
reshjeve duke bërë që e mërkura të paraqitet me mot të kthjellët dhe me
reshje të kufizuara, situata do të vijojë dhe të
premten deri në orët e mbrëmjes duke bërë që në fundjavë të rikthehen reshjet e shiut.
Temperaturat kanë pësuar një rënie duke bërë që më e ndjeshme të jetë mëngjesin e së mërkurës në vlerën -7 gradë në
zonat malore dhe maksimumi deri në 8-9 gradë i ftohi do të jetë prezent deri të
premten ndërsa e shtuna do të riktheje normalizimin e temperaturave”, ka thënë Bani.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 13:16