Neser PS-ja pritet t'i jape fund bojkotit parlamentar
Albeu.com
Gjatë ditës së nesërme, Partia Socialiste pritet t’i japë fund bojkotit të gjatë parlamentar. Darka e fundit në Strasburg e ka detyruar Edi Ramën, që të kthejë në Kuvend deputetët.
Gjithsesi, vendimi pritet të merret gjatë së hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i cili do të vendosë për pjesëmarrjen në seancat parlamentare. Opozita pritet t’i bashkohet edhe komisioneve parlamentare, në të cilat pothuajse nuk ka marrë pjesë fare, çka nuk ka kontribuuar për miratimin e ligjeve.
Mësohet se një nga kushtet e forta që Strasburgu i ka vënë opozitës shqiptare është ndërprerja e grevës dhe pjesëmarrja e deputetëve në Parlament. Kjo është theksuar pothuajse gjatë një viti nga zyrtarë të shumtë të BE-së, PE-së dhe KE-së, por tanimë hyrja në Kuvend i është bërë detyrim opozitës me kushtin e vijimit të negociatave.
Zhvillimet e fundit, kanë bërë që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, të rivendos kalendarin e mbajtjes së seancave, kur përveç të enjtes që ishte gjer më tani, deputetët të mblidhen edhe gjatë së hënës. Mbledhja e ditës së hënë u hoq në sesionin e vjeshtës, kur opozita pat vendosur për bojkotin.
Shtuar më 23/05/2010, ora 14:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori