Ndërkohë që janari ishte mjaft i lagësht duke sjellë 24 ditë me shi, shkurtit pritet të jetë tepër i ftohtë sipas Meteoalb dhe kjo do të fillojë nga e shtuna e kësaj jave.
E ftuar në studion e ABC, meteorologia Lajda Porja theksoi se gjatë fundjavës priten reshje dëbore në 95 për qind të territorit të vendit, përfshi Tiranën dhe Durrësin, të cilat do të kenë 2-3 centimetër dëborë.
Moti i ftohtë do të vijojë deri në fund të këtij muaji ku edhe pse do të ketë ktjellime,
temperaturat pritet të jenë nën zero apo afër saj.
“
Temperaturat do të jenë të ulta. Duke filluar nga nesër vjen një masë e acartë dhe futet në rajonin tonë. Do të qendrojë për 7-8 ditë. Do të jetë i ftohtë më tepër se në janar. Kjo valë do të jetë më e gjatë në kohë. Deri nga data 22-23 shkurt,
temperaturat do të jenë ekstremisht të ulta”, tha Porja duke theksuar se moti do të jetë me diell, por i ftohtë.
“Do të jetë një diell me dhëmbë, siç shpreheshin gjyshet tona më parë”, u shpreh ajo.
Shtuar më 12/02/2021,
ora 15:54