Nesër në New York fillon një fazë e re në rrugën drejtë finalizimit të statusit të
Albeu.com
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nën presidencën e Britanisë së Madhe do të mbajë nesër një takim me rend dite, shqyrtimin e dokumentin për Kosovën të kryenegociatorit Martti Ahtisaari, seancë kjo që do të shënojë fillimin e një faze të re të në rrugën drejtë finalizimit të statusit të Kosovës.Ish presidenti finlandez do t’i njoftojë anëtarët e KS të OKB-së me pakon e dokumentit dhe do ta arsyetojë propozimin e tij për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës.

Sipas njoftimeve në Kombet e Bashkuara, në takimin që pritet të jetë i mbyllur për media, nuk pritet që debati të çojë në ndonjë vendim eventual.

Në këtë takim pritet të sfidohet edhe njëherë dokumenti i Ahtisaarit nga Rusia, e cila tash disa herë është deklaruar se nuk ishte koha të bisedohej e as të shqyrtohej dokumenti, para se të jetë vlerësuar edhe njëherë rezoluta 1244, sipas së cilës udhëhiqet pushteti vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë.

Në takim do të marrë pjesë edhe Presidenti Kosovës, Fatmir Sejdiu, mirëpo ende nuk është konfirmuar nëse ai edhe do të mbajë fjalë.

Në seancë është paralajmëruar të marrë pjesë edhe Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Kostunica, i cili shpreson se me mbështetjen e Rusisë do të hidhet poshtë plani i Ahtisaarit dhe të mundësohet fillimi i një procesi të ri të negociatave mbi Kosovën, ide të cilën nuk e kanë mbështetur asnjë nga vendet perëndimore.

Rusia gjithashtu do të insistojë në këtë takim të merret një vendim edhe për miratimin e idesë së shfaqur nga ajo, një javë më parë, për dërgimin e një misioni fakt-mbledhës në Kosovë dhe në Serbi. rtk
Shtuar më 02/04/2007, ora 12:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori