Neser FSK-ja fillon deminimin e zonave te minuara
Albeu.com
Nesër ( e hënë), në kuadër të marrjes së kompetencave të reja në fushën e sigurisë, në fshatin Milaj të Hasit të Prizrenit, Njësia e FSK-së për deminim do të fillojë aksionin e parë të deminimit humanitar, që nënkupton eliminimin e mjeteve të pa shpërthyera prej të cilave pësojnë popullata civile.
Ky aktivitet është i rëndësishëm sepse Kompania e Certifikuar dhe e specializuar e FSK-së për deminim, për herë të parë merr kompetencat për të vepruar në teren për të bërë pastrimin e zonave të minuara. Këto janë mina të pa shpërthyera të llojeve të ndryshme, që kanë ngelur që nga koha e përfundimit të luftës (1999). Fshati Milaj është përzgjedhur si prioritet për fillimin të aktivitetit të dominimit, sepse për shkak të këtyre minave banorët e fshatit, që nga koha e pas luftës nuk kanë mundur që të kthehen në shtëpitë e tyre. Aktiviteti deminimit do të vazhdojë edhe në hapësirat tjera të Kosovës, që janë të evidentuara si fusha të rrezikshme të afektuara me mina.
Shtuar më 11/07/2010, ora 13:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori