Nesër fillon shiu
Nga dita e nesërmë do të ketë ndryshim të motit duke bërë që të ulen temperaturat, të cilat kanë "djegur" vendin dhe rajonin këto ditë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron vranësira dhe më pas reshje shiu duke nisur nga mesdita, kryesisht në veri të vendit. E këto reshje do të sjellin dhe rënie temperaturash.

“Ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkurtra në këto zona.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë”, thuhet në parashikimin e SHMU.

Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë.

Parashikohen në:
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C
Shtuar më 13/08/2019, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori