Neser fillon Muaji i Ramazanit, sonte syfyri i pare
Albeu.com
Kryesitë e Bashkësive Islame të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë kanë njoftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit fillon nesër, e premte, më 21 gusht 2009.Me rastin e fillimit të këtij muaji të madhëruar, Kryesitë e Bashkësive Islame i përgëzojnë besimtarët myslimanë shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare si edhe në diasporë, duke u uruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe të solidaritet me nevojtarët.

Besimtarët musliman në 30 ditët e ardhshëm duke filluar nga sot deri më 19 shtator do të ngrihen në syfyr. Në ditën e parë besimtarët e Shkupit do të mund të hanë dhe pinë deri në ora 3.56 minuta prej kur fillon agjërimi i tyre, ndërsa iftari i cili shënon përfundimin e agjërimit të ditës, fillon në ora 19.36 minuta. Muaji i Ramazanit përfundon më 19 shtator ndërsa Ramazan Bajrami është një ditë më vonë 20 shtator.
Shtuar më 20/08/2009, ora 21:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori