“A ta dha 5 mijë euroshin?”, Ronaldo tregon raportin me Luizin dhe Kiarën: Të më kërkojnë falje

Debati mes Ronaldo Sharkës dhe çiftit Luizi dhe Kiara që ndodhi pak javë më parë mori vëmendjen të madhe.

Përplasjet mes tyre u duk sikur pushuan në rrjetet sociale, por kanë qenë ndjekësit që këtë herë kanë sjellë sërish në vëmendje Ronaldos.

I pyetur në Instagram se si i ka marrëdhëniet me Luizin dhe Kiarën, ai kë thënë se i pranon edhe faljet.

“Si i ke raportet sot me Luizin dhe Kiarën?”- e ka pyetur një ndjekës në Instagram moderatorin i cili i është përgjiigjur: “Unë jam njeri që i pranoj faljet. Kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë.”

Kujtojmë që sherri që dominoi tituj nisi pasi Ronaldo konkurrent në “Kepin e Vip-ave” u shpreh se ky emision do t’i shkonte atij dhe jo Kiarës.


Shtuar 4.08.2023 09:23