Aksidenti me autobus në Kroaci: Dalin nga spitali 26 të lënduar

Nga aksidenti i ndodhur të dielën në Kroaci, humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës dhe u palgosën mbi 40 të tjerë. Këta të fundit u shtruan në një spitak kroat dhe kanë marrë aty ndihmë mjekësore.

Ministri i Mbrojtjes në Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar sot se kanë dalë nga spitali 26 prej të lënduarve, ndërkohë që trajtim po marrin edhe 15 persona të tjerë. Mes tyre vetëm një është rëndë.

Në autobus gjithësej kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Shoferi që po ngiste autobusin e ka zënë gjumi 30 minuta pasi ka marrë drejtimin e mejetit dhe është rrëzuar. Sot gjykata në Kroaci vendosi 1 muaj paraburgim për të. Ndërsa shoferi tjetër ka humbur jetën./albeu.com


Shtuar 27.07.2021 10:37