Nëse kushtet nuk plotësohen, statusi i kandidatit nuk do të kalojë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi në një prononcim për mediat, u shpreh sot se afati kohor për plotësimin e kushteve të kërkuara nga Brukseli është shumë i kufizuar.

"Sigurisht duhet të konsiderojmë se i gjithë ky proces është disi kompleks, sepse përpara takimit të këshillit ka takime të tjera të niveleve të ndryshme në Bruksel, dhe këto takime do të jenë në përgatitje të takimit të këshillit. Ajo që dua të them që me gjithë këtë përgatitje afati kohor është shumë i kufizuar", deklaroi Sequi.

Ambasadori vuri theksin në plotësimin e kushteve për marrjen e statusit, por nëse ato nuk plotësohen statusi i kandidatit nuk do të kalojë. Megjithatë, tha Sequi, vendimi do të varet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

"Ajo që dua të theksoj është që ky është rekomandimi i komisionit, por janë vendet anëtare të BE që do të marrin vendimin. Është e qartë që nuk mund të flas për vendet anëtare se nuk është detyra ime", theksoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2012, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori