Nese Kosova shpall pavaresine, Shqiperia do ta njoh
Pëlqej
Albeu.com
18 dite perpara perfundimit te bisedimeve per statutsin e Kosoves, qeveria shqiptare parlajmeron se do te njohe pavaresine e njeanshme, nese Kosova e shpall ate.Kryediplomati shqiptar Lulzim Basha pas takimit me homologun e tij malazez tha se mbeshtet paketen Ahtisari dhe se Pavaresia e Kosoves do te orientonte drejt se ardhsmes edhe popullin e Kosoves. Ministri Basha vlerësoi "qëndrimin konstruktiv të qeverisë së Malit të Zi, nderkohe qe homologu i tij malazez Milan Rocek deklaroi se megociatat do te mund te siguronin nje zgjidhje te mire. Gjatë bisedimeve u prekën edhe tema të tjera, në mënyrë të veçantë roli i shqiptarëve në Malin e Zi, si një faktor stabiliteti dhe urë lidhëse për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve. Në përfundim të bisedimeve u nënshkrua edhe Protokolli për Bashkëpunimin midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi nderkohe qe u pohua edhe hapja e ambasades se malit te zi ne vendin tone.
Shtuar më 22/11/2007, ora 22:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori