Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni a do të mbajë moti
Gjatë fundjavës në vendin tonë nuk do të mungojnë reshjet e shiut. Megjithatë paraditja e së shtunës do të paraqitet me kthjellime. Prej së hënës reshjet do të ndalen duke ja lënë vendin kthjellimeve.

"Paraditja e ditës së shtunë do të paraqitet me mot të kthjellët, por në orët e vona të pasdites të ditës së shtunë do të kemi rikthim të vranësirave dhe reshjeve të shiut. Gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesin e së dielës parashikohet që të kemi shira mesatar në të gjithë territorin"

Sipas Meteoalb, shirat nuk do të mungojnë përgjatë 15 ditëve të para të muajit nëntor, e pranueshme për stinën në të cilën ndodhemi.

"15-ditëshi i parë i muajit nëntor paraqitet i paqëndrueshëm dhe me vransira në territorin shqiptar. Parametri i erës do të mbetet problematik sidomos në det të hapur"

Sa i përket temperaturave të ajrit sinoptikanët thonë se do të ketë ulje të lehta, të cilat do të variojnë nga 4 deri në 19 gradë.
Shtuar më 09/11/2019, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori