Nëse jeni në udhëtim, kujdes nga mjegulla në këtë zonë
Të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes në zonën e Kurbinit.

Për shkak të temperaturave të ulta dhe kushteve atmosferike, mjegulla ka përfshirë vendin.


“Newsbomb” raporton se në këtë zonë ka vështirësi për lëvizjen e automjeteve.

Mësohet se mjegulla ka përfshirë zonën e Kurbinit në pjesën e ultësirës dhe ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në segmentin e autostradës Milot deri në afërsi të Fushë-Krujës.

Sot një 52-vjeçare ka humbur jetën pasi është zënë nga një masiv shkëmbor, në fshatin Zmines në Livadhja.

“Si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë”, sqaron policia.
Shtuar më 12/01/2020, ora 21:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori