Nesër shënohet 7 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit
Albeu.com
Më 13 gusht (të mërkurën) mbushen shtatë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, dokument i cili i dha fund konfliktit disamujor në Maqedoni.Me këtë rast nesër (të mërkurën) për hir të kësaj date do të mbahen dy manifestime, njëri në ora 12 ndërsa tjetri në ora 17. Ceremonia me rastin e shënimit të kësaj dite do të mbulohet nga Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademi, partia e të cilit viteve të kaluara këtë datë e ka shënuar me anë të ceremonive private. Ndryshe, dokumenti i cili është i njohur si Marrëveshja e Ohrit, në vitin 2001 në Shkup e nënshkruan presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, ish-kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së Lubço Georgievski dhe liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, i PDSH-së Arben Xhaferi dhe i PPD-së Imer Imeri. Në cilësi të garancës dokumentin e nënshkruan edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe të SHBA-së Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. (lajm)
Shtuar më 13/08/2008, ora 01:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori