Nesër fillon muaji i Ramazanit
Albeu.com
Kreret e Bashkësivë Islame te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise, urun besimtaret musliman me rastin e muajit te shenjte te Ramazanit duke shtuar se qëllimi i Ramazanit është të mbjell gëzimin, dashurinë dhe mëshirën.Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka uruar besimtarët islam. “Përgëzojë besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët”, theksoi myftiu i BI-së të Kosovës, Mr.Naim Tërnava.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve musliman uron për paqe, solidaritet dhe mirëqenie gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Qëllimi i Ramazanit është ta bëje besimtarin të mbjell gëzimin, qetësinë trupore, përforcimin e dashurisë shoqërore, mëshirën mes të afërmeve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë njerëzor. Apelojë për ndihmë familjeve që kanë nevojë dhe t'ua zgjasin dorën atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre”, theksoi kryetari i BIM, Sulejman Rexhepi.
Shtuar më 01/09/2008, ora 04:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori