Atentati ndaj një biznesmeni me mbiemrin
Ceka sot në Tiranë dhe aludimet nga mediat se është nipi i politikanit
Neritan Ceka, ka shkaktuar reagimin e këtij të fundit.
“Lajmi i hapur në disa media se
Armando Ceka është nipi im, nuk është i vërtetë. Nuk e njoh biznesmenin që iu vu sot eksploziv, dhe nuk kemi as lidhje farefisnore me të” është shprehur
Ceka
Reagimi bëhet pas ngjarjes që tronditi sot paradite zonën në rrugën ‘Pjetër Budi” në Tiranë. Një shpërthim i fuqishëm rreth orës 10:00 në lokalin e Cekës në rrugën “Budi”, pranë Institutit të Higjienës në kryeqytet shkaktoi 3 të
plagosur, 2 rëndë për jetën.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm janë
plagosur rëndë biznesmeni
Armando Ceka, truproja e tij Artur Sharra dhe juristi Julian Çela.
Shtuar më 26/02/2014,
ora 23:57