Neranxi: Ja si qëndron e vërteta e përplasjes sime me policinë (VIDEO)
Biznesmeni Nikollaq Neranxi është paraqitur në Komisariatin numër 6 të policisë ditën e sotme pasi ka mbaruar aktivitetet e tij në kompaninë që e ka nën pronësi.

Ai ka shkuar aty për të sqaruar një konflikt dhe fyerjen që i ka bërë një polici i cili e kishte gjobitur për parkim të gabuar.

Gjithçka ka ndodhur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë - Durrës ku Neranxi ndodhej me miq e të ftuar në panairin e biznesit të tij.

"Nuk jam larguar aspak nga ambjentet e Panairit të binzesit tim pasi kishte dhjetëra njerës pasi po bëj panairin e përvitshëm të kulinarisë", ka thënë Neranxi për 'Panorama".

Nikollaq Neranxi si biznesmen njihet edhe si z1% kritik kundër qeverisë lidhur me politikat që aktuale karshi biznesnit. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2016, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori