Nëpunësi Civil, Rama kërkon mbështetjen e opozitës
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje sërish sot opozitës që të ulen për të gjetur një konsensus në lidhje me shtyrjen e ligjit për Nëpunësin Civil. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama përshëndeti kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, që vendosi shtyrjen e miratimit të aktit normativ për ligjin e nëpunësit civil.

“Thënë fare shkoqur, kjo shumicë dhe qeveria kanë vetëm një synim, ta bëjnë ligjin e nëpunësit civil dhe të gjitha amendimet e këtij ligji të zbatueshme. Në këto kushte, ligji është i pazbatueshëm dhe fakti që referuar disa neneve të para të ligjit të ri, statusi i nëpunësit civil do shtrihet për shumë nëpunës të tjerë që nuk e gëzonin këtë status është i mjaftueshëm për të kuptuar se qeveria dhe kjo shumicë ka një qëllim, të krijojë kushtet që administrata publike në vend të zgjerohet dhe që kjo periudhë të shërbejë për të bërë të gjithë ato detyra që burojnë nga miratimi i ligjit të ri, që nuk i bëri qeveria paraardhëse,” tha Rama.

Lidhur me ligjin për Nëpunësin Civili Rama është shprehur se mazhoranca i ka të gjitha numrat për ta votuar e vetme ligjin por i jep kohë opozitës që të dialogojë në lidhje që votimit të jetë si rrjedhojë e bashkëpunimit.


“Duke e garantuar opozitën që kjo shumicë është këtu për të mos përsëritur asnjë gabim dhe asnjë vizë sjelljeje në vazhdën e sjelljes së saj dhe duke shprehur vullnetin për dialog me të gjitha pjesëtarët e opozitës dhe mbetemi në dispozicion edhe në ditët në vijim edhe në një afat tjetër për të gjetur rrugën e arsyes dhe konsesusit. Ne kemi të gjitha forcat numerike për ta bërë por ne kemi vullnetin që përpara se të shkojmë në votim të kërkojmë deri në sekondën e fundit mirëkuptimin dhe mbështetjen e opozitës në funksion të nevojës së administratës publike në mënyrë që votimi të jetë shprehje e këtij mirëkuptimi” tha Rama.
/albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori