Nëpunësi Civil, PD çon në Kushtetuese aktin normativ
Pëlqej
Partia Demokratike depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për rrëzimin e aktit normativ të qeverisë, që shtyn hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil.

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Eduard Halimi në një prononcim për mediat, u shpreh se PD kërkon pezullimin e efekteve të këtij akti në mënyrë të menjëhershme pasi akti normativ cenon Kushtetutën dhe ligjin.

“Kryeministri bëri zero brenda pak minutash një ligj të miratuar me vota unanime.Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues të këtij akti dhe pezullimin e efekteve të tij menjëherë. Kushtetuta dhe ligji janë dy elementë që përbëjnë shtetin e të drejtës.Ndryshe çfarë kuptimi ka nëse parlamenti merr vendime dhe miraton ligje dhe ato zhbëhen brenda pak minutash nga Kryeministri i vendit,” tha Halimi. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori