Nëpunësi civil, Meta: Nismat e arsyetuara nuk pengojnë integrimin
Ilir Meta
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh sot se akti normativ i qeverisë për shtyrjen e ligjit për nëpunësin civil do të diskutohet në Parlament. Në një prononcim për mediat, Meta ka ftuar palët të përfshihen në një debat aktiv e konstruktiv.

“Akti normativ ka mbërritur dje në Kuvend. Shërbimi Civil u takon të gjithëve pranda nuk duhet të politizohet. Inkurajoj debatin në Kuvend për ligjin e Nëpunësit Civil. Mazhoranca dhe opozita ta diskutojnë në komisione dhe në seancë. Procesin e integrimin nuk e cënojnë nisma të arsyetuara” u shpreh kreu i Kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori