"Nëpunësi Civil", Celibashi e Gjosha takojnë Idrizin
Pëlqej
Ilirjan Celibashi
Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi ka zhvilluar të premten një takim me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi në lidhje me rëndësinë e pjesëmarrjes në Kuvend të kësaj force politike në diskutimet për Aktin Normativ për Ligjin e Nëpunësit Civil.

"Theksuam nevojën për gjithëpërfshirje dhe konsensus për këtë Akt themeltar për ndërtimin e një administrate publike të barazlarguar nga interesat politike dhe mbetemi optimistë për bashkëpunimin e faktorëve të opozitës në diskutimin e Aktit në Kuvend", shkruan Celibashi në profilin e tij në Facebook.

Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori