Nëntetari Aleksandër Peçi, nderohet me medaljen e artë të shqiponjës. Medalja iu akordua me motivacionin: “Për aktin e shquar patriotik dhe qytetar të treguar duke shërbyer me besnikëri, trimëri dhe nder, deri në vënien në rrezik të jetës, në detyrën fisnike të ushtarakut të Republikës së Shqipërisë”.
Në cermoni morën pjesë shefi i
Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, këshilltaria
ushtarake e Presidentit të Republikës, kolonele Manushaqe Shehu, drejtor drejtorishë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe
Shtabit të Përgjithshëm, drejtues të Batalionit të Forcave Speciale, si dhe familjarë dhe të afërm të nëntetar Pecit. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2012,
ora 19:19