Nëntë kushtet e Uashingtonit për Beogradin para fillimit të negociatave për statusin e Kosovës
Albeu.com
Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns gjatë vizitës së fundit në Beograd i ka dorëzuar kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica nëntë kushte të cilat administrata amerikane i konsideron se duhet përmbushur para se të fillojnë negociatat për statusin e Kosovës dhe të Mali të Zi.Thuhet se Bërns Koshtunicës i ka rekomanduar që Beogradi të mos bëjë obstruksion për statusin e ardhshëm të Kosovës, duke heqë dorë
nga një zgjidhje kompromisi, sepse në atë rast Beogradi mund të bëhet përgjegës për ndaljen e bisedimeve, ndërkaq në tavolinë atëherë automatikisht do të gjendej zgjidhja e përkohshme
apo pavarësia e kushtëzuar, shkruan gazeta "Blic" e Beogradit duke cituar një burim të afërt me Qeverinë serbe.
Siç mësohet, Bërns i ka transmetuar Koshtunicës se negociatat për statusin e Kosovës do të zgjasin 9 muaj, ndërkohë që pas gjashtë muajsh negociatash, bashkësia ndërkombëtare do të analizonte rrjedhën e bisedimeve të Prishtinës dhe Beogradit.
"Kjo në një farë dore përputhet me datën e shpalljes së referendumit në Mal të Zi, gjë që vetvetiu flet se amerikanët, ndryshe nga BE, nuk shohin ndonjë problem në bisedimet paralele për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe të Unionit Serbi- Mali i Zi (SMZ). Qëndrimi i tyre është se për fatin e SMZ-së vendimin duhet ta marrë BE dhe Serbia e Mali i Zi", thotë ky burim për gazetën në fjalë.
Si kusht më të rëndësishëm që Serbia duhet përmbushë deri në përfundim të negociatave është dorëzimi i të arratisurve të Hagës, miratimi i kushtetutës e cila duhet të përcaktohet ndaj pretendimeve për Kosovën si dhe zgjidhja e problemeve të minoriteteve në përputhje me standardet ndërkombëtare. qik
Shtuar më 21/10/2005, ora 21:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori