Nënoficeri mohon vrasjen tek ish-Blloku
Nënoficeri i arrestuar me akuzën e vrasjes së Majlinda Hoxhës në atentatin për ekzekutimin e Elton Fushës, nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje, duke theksuar se ka alibi.

Sipas deklarimeve të 33-vjeçarit, më momentin kur ka ndodhur ngjarja te ish- Blloku, mbrëmjen e datës 9 shtator, ai ndodhej në shtëpi dhe e ka mësuar vetëm nga lajmet se çfarë kishte ndodhur.

Ai pretendon se këtë fakt mund ta konfirmojë edhe bashkëshortja e tij, pasi të dy kanë qenë bashkë në momentin kur ka ndodhur krimi, shkruan në numrin e saj të sotëm gazeta Panorama.

Sipas tij, gjithçka ka ndodhur edhe në prezencë të vëllait të ushtarakut të dyshuar, pasi Fusha nuk i kishte dhënë paratë për punimet që kishte kryer në shtëpinë e tij. Por, sipas tij, debati ka qenë vetëm me fjalë dhe është mbyllur aty. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2013, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori