Nënkryetari i Komunës Levan plagos dy të rinj
Dy persona janë plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Fier. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Levan, ku dy të rinjtë Klodian dhe Besnik Aliaj, janë qëlluar me armë zjarri.

Pak minuta pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e plagosjes së dy të rinjve. Sipas policisë ai është Eqerem Braçe nënkryetar i Komunës Levan. Policia sqaron se dy të rinjtë janë plagosur në automjetin me targë AA096EX.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dy të rinjtë dhe nënkryetari i komunës para plagosjes janë grindur me njëri-tjetrin dhe janë përplasur fizikisht. Pas sherrit dy të rinjtë kanë tentuar të largohen por nuk kanë mundur pasi janë qëlluar me armë zjarri nga Eqerem Braçe. Të plagosurit kanë marrë nga një plumb në këmbë.

Ata u dërguan menjëherë në spital prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe autorët e krimit. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori