Nënkryetari i Bundestagut gjerman viziton Tiranën
Pëlqej
Një delegacion i Bundestagut Gjerman, i kryesuar nga nënkryetari Johannes Singhammer, viziton sot Tiranën, me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Axhenda e zyrtarit gjerman nis me takimin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, pasditen e sotme në kryesinë e Kuvendit. Më pas, do të zhvillohet një ceremoni festive me rastin e 30-vjetorit të vizitës së kryeministrit bavarez, Franc Josef Shtraus në Shqipëri, ku kryetari i Kuvendit do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Gjatë vizitës në Tiranë, delegacioni gjerman do të takohet me krerët më të larta të vendit, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori