Nene Tereza kishte pasaporte nderi te SHBA-se
Albeu.com
Ndoshta pak njerëz e dinë që ekziston edhe një pasaportë amerikane, që i tejkalon të drejtat e pasaportës së qytetarëve të rëndomtë amerikanë. Bëhet fjalë për pasaportën e qytetarit të nderit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Kush mendon se bëhet fjalë për një formalitet, duhet të ndryshojë mendim. Qytetaria e Nderit e SHBA-së, u është dhënë vetëm 6 njerëzve në botë dhe një prej këtyre është shqiptare: Nënë Tereza.

Procedura e marrjes së qytetarisë së nderit amerikane, është e nivelit më superior. Kandidati shpallet Qytetar Nderi i SHBA-së me një akt të Kongresit Amerikan ose me një deklaratë të posaçme të Presidentit Amerikan, të autorizuar gjithsesi nga Kongresi. (Shekulli)

Personat që kanë marrë këtë qytetari, deri më 2008 janë:

1. Gjenerali Lafayette, një francez që shërbeu si oficer në Revolucionin Amerikan (1824);
2. Winston Churchill, Kryeministër britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore (1963);
3. Raoul Wallenberg, diplomat suedez, që ndihmoi çifutët gjatë Holokaustit (1981);
4. William Penn, guvernator i Pensilvanisë (1984);
5. Hannah Callowhill Penn, gruaja e William Penn (1984);
6. Nënë Tereza (1996).
Shtuar më 18/04/2009, ora 01:57
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori