Nenad Cvetkoviq zgjidhet kryetar i Parteshit
Albeu.com
Komuna e Parteshit ka mbyllur procesin e balotazhit dhe është bërë me kryetar. Kandidati për kryetar të Parteshit në balotazhin e së dielës, Nenad Cvetkoviq, nga Iniciativa Qytetare "Zaviçaj", ka shpallur fitoren rreth orës 20:00.
Ai në balotazh është ndeshur me kundërkandidatin Todor Mirkovia nga Lista e Bashkuar Serbe (JSL). Cvetkoviq ka thënë se ka fituar bindshëm, ndërsa për pak orë fitorja e tij do të zyrtarizohet nga KQZ-ja.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Cvetkoviq nga Iniciativa Qytetare „Zaviçaj" kishte fituar 47.68 për qind të votave, ndërsa Mirkoviq nga Iniciativa e Listës së Bashkuar Serbe (JSL) kishte fituar 25.46 për qind të votave. Ndërsa të drejtë vote kanë pasur 3.508 votues.

Ndërkohë, Demokracia në Veprim ka përfunduar numërimin paralel të votave për komunën e Parteshit. Nga 3508 qytetarë më të drejt vote, 1919 kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, ose 55%. Prej 1760 votave të vlefshme, kandidati Todor Mirkoviq ka marrë 745 (42%), ndërsa kundërkandidati i tij Nenad Cvetkoviq ka marrë 1015 (58%).


Përgjegjësi i Komisionit Komunal Zgjedhor të Parteshit, Zoran Stojanoviq, ka thënë se kutitë e votimit janë mbyllur në të tri qendrat e votimit - në Partesh, Pasjan dhe Budrikë në orën 19:00, dhe nuk është regjistruar asnjë incident.

Qytetarët kishin mirëpritur zgjedhjet në Partesh, duke i konsideruar një e mirë për mirëqenien dhe perspektivën e qytetarëve dhe të komunës së re të Parteshit.
Aleksandër Simiq, 78 vjeçar, ka thënë se kishte votuar për të mirën e njerëzve dhe të vendit. Ai ka vlerësuar se këto zgjedhje janë për të afruar njerëzit dhe për të ndrequr jetesën e tyre. "Po më vjen mirë që erdhi koha të votoj për Parteshin, për Kosovën, për bashkëjetesën, për të mirën e të gjithëve, pa urrejtje, pa ndasi dhe Për jetë më të mirë", ka thënë Simiq. Ai ka porositur politikanët se duhet të punojnë e ndërtojnë së bashku, për këta që po vijnë pas nesh, për fëmijët tanë.

Më 20 qershor, në raundin e parë të zgjedhjeve, janë zgjedhur 15 këshilltarë të Kuvendit Komunal nga 5 iniciativa qytetare dhe subjekte politike.

Me këto zgjedhje, të parat që organizon Qeveria e Kosovës në këtë lokalitet të banuar me serbë, e krijuar komunë e re sipas Planit të Ahtisaarit mbi decentralizimin, Parteshi fiton statusin e Komunës, duke çuar në tre numrin e
komunave të reja në Anamoravë. (koha)
Shtuar më 19/07/2010, ora 10:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori