Nëna tregon tmerrin: Si më përdhunoi Losha vajzën 13-vjeçe
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë është raportuar dy ditë më parë në Korçë. Pas një hetimi të gjatë disamujor policia ka vënë në pranga Aliosha Emini, 49-vjeç, banues në Kuçovë.

Ai akuzohet se ka përdhunuar 13-vjeçaren B. Guri, si dhe ka tentuar të trafikojë jashtë vendit me qëllim shfrytëzimin për prostitucion motrën e saj, A. Guri, 19 vjeçe.

Ndaj 49-vjeçarit, që sipas Policisë njihet si person me probleme mendore, do të rëndojë akuza “trafikim i të rriturve” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici, por lihej i lirë më pas”, shprehet Rajmonda Guri, nëna e dy vajzave.

Për përdhunimin e vajzës së saj të vogël, ajo tregon se fillimisht e mitura nuk kishte treguar në shtëpi për atë që kishte ndodhur.

Vajza e vogël erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin, se ishte në gjendje të rëndë. Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm pastaj kur erdhi burri shkuan të dy në polici”, thotë e ëma. /albeu.com/

Shtuar më 15/12/2017, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori