Nëna mëson për vdekjen e bijës, kërkon të dalë nga spitali
Valbona Ndreu, nëna e cila u përplas dje teksa ecte me dy vajzat e saj të mitura për dore, nga një makinë tip “Benz”, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Nëna sapo ka mësuar lajmin për vdekjen e vajzës së saj 7 vjeçare dhe ka kërkuar me insistim të shkojë në ceremoninë mortore por gjendja e saj paraqitet shqetësuese për mjekët.

Ndërkohë, vajzës tjetër 6 vjeçe, ende nuk i është bërë ndërhyrja për shkak të goditjeve të shumta që ka në kokë.

Ditën e djeshme Rozina Koleci 38 vjeçe, drejtuese e mjetit tip Benz shkaktoi tragjedinë me dy të vdekur e dy të plagosur dje në Tiranë.

38 vjeçarja humbi kontrollin e mjetit në Kodër-Kamëz, u përplas me një biçikletë dhe më pas përplasi nënën Valbona Ndreu me dy vajzat e saj 7 dhe 6 vjeçe, kalimtare.




Shtuar më 09/08/2018, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori