Nëna e tre vajzave në jetimoren e Shkodrës: M'i torturonin këtu, t’u bëhet ekspertiza
Natasha Bajrami e komunitetit egjiptian, e shokuar nga çfarë kishte dëgjuar, takoi përmallshëm 3 vajzat e saj të mitura, duke i pyetur mbi gjithçka.

Në dalje Natasha tregon se si e ka përjetuar këtë ngjarje në institucionin ku janë edhe 3 vajzat e saj, ndërsa rrëfen se ajo kishte dijeni nga vajza e saj e madhe se dhunoheshin, por psikologia që sot ndodhet e ndaluar dhe e akuzuar, ia mohonte një gjë të tillë.

"I kam sjellë këtu, sepse s’kam shtëpi, jetoj në plastmas dhe kam 12 fëmijë. Erdha këtu t’i pyes vajzat e mia pasi dëgjova për ngjarjen. Jam tronditur shumë kur dëgjova çfarë kishte ndodhur dhe menjëherë erdha këtu" thotë ajo. Ajo tregon se "tri vajzat e mia kanë shumë vite këtu dhe më thanë se atyre nuk u ka ndodhur gjë. Kam qenë tejet e shqetësuar dhe e tronditur dhe ende jam e frikësuar e s’jam aspak e bindur, edhe pse i pyeta vajzat".

Nëna kërkon nga shteti që t’u bëhet ekspertiza, në mënyrë që si prind të sigurohet për to. "Më përpara vajza ime 12 vjeçe është rrahur nga një tjetër vajzë që ka qenë këtu. Unë kam biseduar me psikologen Albana, që është ndaluar për torturimin dhe rrahjen, dhe i tregoja çfarë më thoshin vajzat. Ajo thoshte jo, nuk është e vërtetë. Shpeshherë vajzat kishin frikë të më tregonin mua dhe nganjëherë më thoshin me shumë frikë. Një vajzë më e madhe e institucionit, bashkë me një djalë tjetër, i çonin në një dhomë dhe i rrihnin me hekurin e dritares, por psikologia e mohont". /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2016, ora 08:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori