SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Bektashit, i gjithë fshati në gjyq për të dëshmuar: S’është trafikant, ka korrur grurë

I gjithë fshati Kozare i Kuçovës ka përfunduar në gjyq ditën e sotme për të dëshmuar.

Në gjykatën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në lidhje me një proces ndaj një subjekti të OFL (operacionit forca e ligjit ), po zhvillohet një proces i pazakontë.

SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së Bektash Shtëpënjës pasi djali i tij rezulton i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Për të justifikuar 2 shtëpitë një garazhd dhe një automjet si dëshmitarë janë thirrur 240 fermer të fshatit Kozare në Kuçovë, rreth 120 janë pyetur deri tani.

“Ai është fermer i shkëlqyer. Vetëm në dorë ia kemi dhënë lekët. Pardje e korra unë, 6 dynym. Në dorë ia dhashë lekët. Është rritur edhe ccmimi sivjet. Unë nuk e njoh mirë, fëmijët nuk ia njoh por Bektashi nuk është marrë me këto gjëra”, tha dëshmitari.