Nëna e djalit të akuzuar për përdhunimin në Kavajë thotë se po i bien kot më qafë
Nëna e njërit prej shtatë të rinjve të arrestuar për përdhunimin e 13-vjeçares në Kavajë, në një intervistë për ‘Open’ ka mohuar që i biri të ketë bërë një veprim të tillë.

Sipas saj, djali vetëm e ka prekur dhe puthur vajzën, ndërsa të rrinjtë janë arrestuar pasi “është futur politika në mes”.

“Çunin e kam shumë keq atje brenda. Është me gjilpëra. Çuni im ka bërë vetëm një puthje dhe një prekje. E ka takuar vetëm një herë. Djali ndihet keq sepse po e akuzojnë padrejtësisht. Djali është 16 vjeç.

Nuk e di ça kanë bërë të tjerët. Po pse ta quajnë përbindësh kur ai nuk është përbindësh. Nuk është fëmija që kam rritur unë ashtu, kurrë”, u shpreh e ëma.

Mnë tej ajo shtoi se e ka takuar të birin vetëm një herë në paraburgim.

Ajo shtoi se 16-vjeçari është keq, pasi sipas saj është i pafajshëm shkruan tch.

Nëna i kërkon drejtësisë që të zbardhë të vërtetën, ndërsa hedh akuza ndaj politikës. “E kanë bërë gjithë këtë se është future politika në mes”, shtoi më tej ajo.
Shtuar më 08/02/2019, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori