Nëna e Bitrajt: Im bir nuk solli asnjë lek në shtëpi
Pëlqej
Nëna e Ardian Bitrajt hedh poshtë lajmin se në shtëpinë e djalit të saj janë gjetur para. Në një rrëfim të shkurtër për “GSh”-në ajo shprehet gjithashtu se familjarët e Ardianit nuk lejohen që ta takojnë atë në qelinë e burgut 302 në kryeqytet.

“Jemi të frikësuar dhe të shqetësuar për gjithçka që po ndodh. Drejtësia të zbardhë se çfarë po ndodh me djalin tim Nuk na lejojnë që ta takojmë. Kështu ka vendosur prokuroria”, sqaron nëna e ish-punonjësit të bankës.

pyetur rreth kësaj çështjeje, burime jozyrtare nga organi i prokurorisë sqarojnë se është e vërtetë që të arrestuarve u janë ndaluar takimet nga familjarët. Kjo, pasi të gjithë punonjësit e arrestuar janë në proces hetimi. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori