Ky është momenti kur
nëna e Andi
Malokut, shoferit të prokurorit Arjan
Ndoja që mbeti i
plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, mbërrin te spitali i Traumës.
30 vjeçari po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. E ëma e
Malokut nuk është lejuar të futet brenda, çka ka sjellë dhe irritim të familjarëve.
Ata thonë se djali i tyre po jep jetën për një rrogë 30.000 si shofer. Pas shumë debateve,
nëna e
Malokut është lejuar të futet brenda.
Ndërkohë prokurori
Ndoja dhe Aleksandër Laho, gjithashtu të
plagosur në atentat, po marrin trajtim në spitalin e Durrësit.
Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan
Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit.
Bashkë me Ndojan kanë mbetur të
plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç bashkë me Aleksandër Lahon, që ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”. /oranews
Shtuar më 01/11/2019,
ora 19:25