Nën masa të rrepta sigurie, si do të hapen me datë 18 maj baret në Shqipëri(FOTO LAJM)

Baret dhe restorantet në Shqipëri priten të hapen pas datës 18 maj me masa të rrepta sigurie.

Asgje nuk do jetë më si më parë, dhe fillimisht shërbimi për klientët do të bëhet vetëm në ambientet e jashtme të bizneseve.

Nëse punonjësit shfaqin simptomat duhet telefonuar menjëherë mjeku i familjes. Gjithashtu çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë te përgjegjësi nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Punonjësit do të jenë gjatë gjithë kohës me maska dhe doreza dhe duhet të dezinfektojnë e lajnë duart sidomos pas marrjes së parave nga klienti.

Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohen dhe pastrohen shpesh.

Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera.

Protokolli i sigurisë rekomandon pagesën e parave në kartë krediti për shmangur prekjen e parave cash.

Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2 metra.

Subjekti bar – kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2020, ora 19:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori