E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
Nën hetim 52 vjeçarja e cila fshehu 20 mijë euro në kufi
Një 52 vjeçare nga Korça është nën hetim, pasi fshehu 20 mijë eurokufi, të cilat dyshohen si produkt i ndonjë aktiviteti kriminal. Tashmë gruaja nga Korça po ndiqet penalisht, nën akuzën e fshehjes së pasurisë. 52 vjeçarja e identifikuar me inicialet P.L., me banim në Goricë të Madhe të Korçës, në dalje nga Shqipëria, në nëntor të vitit 2013 nuk ka deklaruar në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë 20 mijë euro, duke i deklaruar vetëm në palën Maqedonase.

Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë, rezultojnë transaksione të tjera dhe llogari bankare të gruas në vlera të konsiderueshme, të cilat dyshohen si produkt i ndonjë aktiviteti kriminal.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori