NEGOCIATAT/ Zaev: Nëse nuk marrim një "Po" qeveria jonë bie
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev në një deklaratë për mediat ka komentuar vendimin e Këshillit të Evropës që pritet të merret në 18 tetor në lidhje me çeljen e negociatave.

"Ne shpresojmë, nuk ka asnjë vend anëtare e BE-së që ka ndonjë vërejtje për ne, nuk ka arsye, problem është ky diskutimi i BE-së për nevojën e reformave që është shumë e rëndësishme andaj edhe pres që reformat mund të fillojnë në BE ndërsa procesi i zgjerimit të filloj me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe me Shqipërinë, kjo është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me impulsin e motivimit ndaj Ballkanit Perëndimorë, transmeton Alsat.

Alternativë për ne nuk ka, ne nuk mund të heqim dorë nga BE-ja sepse BE-ja është ardhmëria jonë. Sipas gjitha gjasave do të shkatërrohet qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vijë dikush tjetër dhe do ta vazhdoj atë rrugë. Sepse ne pikërisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian kemi ndërruar dhe emrin, kemi arritur Marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, kemi shënuar përparim në marrëdhëniet me Serbinë, me Shqipërinë, me Kosovën, që janë fqinjët tanë”, deklaroi për Tanjug, kryeministri Zoran Zaev.
Shtuar më 16/10/2019, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori