Negociatat/ Rama mbërrin në Bruksel, pozon i qeshur me presidentin Tusk
Rama ka mbërritur në Bruksel një ditë para së të vendoset fati i çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një foto me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, i cili sipas kreut të qeverisë është një mbështetës i vendit tonë.

"Me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,"-shkruan Rama krahas fotos.

Shtuar më 16/10/2019, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori