NEGOCIATAT/ Presidentja e KE-së: Ndjej keqardhje të thellë për Shqipërinë
Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Urusula von der Leyen tha se është zhgënjyese dhe ndjen keqardhje për shtyrjen e mundshme të zgjerimit të BE-së, me vende të tjera kandidate.

Sipas der Leyen sot nuk ka shenja që të këtë vendim për zgjerimin e BE-së.

"Ndjej keqardhje të thellë për këtë, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i duhur, – tha von der Layen në samitin e liderëve të BE.

Udhëheqësit e BE duhet të diskutojnë mundësinë e hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë gjatë një darke në Bruksel.

Shtuar më 17/10/2019, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori