Negociatat per Kosoven varen nga vendimi i GJND-se
Albeu.com
Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Konuzin shprehet se potencialet e procesit negociator për statusin e Kosovës në vitin 2007, nuk u shfrytëzuan deri në fund. Konuzin mendon se vazhdimi i mundshëm i bisedimeve për çështjen e Kosovës do të varet nga mendimi që do të japë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. I pyetur në një intervistë për gazetën “Novosti” nëse Këshilli i Sigurimit do të mund të inicionte çështjen e bisedimeve të reja për Kosovën, Konuzin ka thënë se nuk duhet nxituar dhe se duhet pritur vendimi i GJND-së për pavarësinë e Kosovës, i cili sipas tij, nuk do të vijë para marsit të këtij viti.
Shtuar më 14/01/2010, ora 18:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori