Negociatat PD-PS; Mazhoranca rrëzon të gjithë listën e opozitës
Albeu.com
Negociatat e rradhës midis PD-së dhe PS-së kanë vijuar me diskutimin e emrave të propozuar nga opozita. Menjëherë pas takimit negociatori socialist Blendi Klosi ka përshëndetur tërheqjen nga gara të Bamir Topit duke e cilësuar këtë si një hap pozitiv në ecurinë e procesit.Interesimit të gazetarëve zoti Klosi ju përgjigj në këtë mënyrë: “Mazhoranca më në fund e kuptoi se nuk i ka 84 votat për të zgjedhur e vetme presidentitn e republikës. Sot gjithashtu u njohëm me një listë propozimesh nga mazhoranca. Propozimet e tyre do t’i shqyrtojmë ne forumet tona. Gjatë negociatave nga pala tjetër pati kundërshtim për disa nga porpozimet tona.”.

Nga ana tjetër është negociatori demokrat Astrit Patozi i cili ka deklaruar se mazhoranca nuk ofron konsensus për asnjë nga propozimet e bëra nga opozita. Sipas tij, “qëndrimi jonë është që asnjëra nga kandidaturat e porpozuara nga opozita nuk ofron konsensus. Të gjithë emrat në atë listë janë të papërshtatshëm për ne për shumë arsye. Madje disa prej tyre janë edhe kandidatura provokuese. Gjithashtu ne kemi paraqitur një listë me katër kandidatura ku bëjnë pjesë Sabri Godo, Halit Shamata, Myqerem Tafai dhe Arian Starova.”. start
Shtuar më 03/07/2007, ora 13:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori