Negociatat, neser ne oren 11:00 takimi Patozi-Ruci
Albeu.com
Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, do të zhvillojnë takimin e parë të negociatave për zgjidhjen e krizës politike, nesër në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit.Astrit Patozi është mandaruar ditën e djeshme nga kryeministri Sali Berisha për të zhvilluar negociatat me opozitën në lidhje me Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit dhe objektin e punës së tij në zbatim të rezolutës që Parlamenti Europian miratoi javën e kaluar për Shqipërinë. Në përgatitje për takimin e parë të negociatave pa ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtare, Partia Socialiste mandatoi sot kryetarin e Grupit parlamentar të saj, Gramoz Ruçi për të zhvilluar bisedime me kreun e grupit parlamentar Patozi.
Shtuar më 13/07/2010, ora 17:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori