Negociatat me BE-në/ Zbardhet debati mes Bumçit dhe Bregut në Bruksel (VIDEO)
Nënkryetari i Delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, Taulant Balla, me anë te një statusi ne rrjetin social “Facebook”, thotë se Aldo Bumçi, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi dhe Genc Pollo, kanë votuar kundër rekomandimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në këtë video, mund të shihni debatin mes deputetes demokrate Majlinda Bregu dhe kolegut të saj Aldo Bumçi, ndërsa ky i fundit shihet i nervozuar dhe largohet.

Po aty shihet në një moment se si Bumçi debaton me eurodeputetët që kërkonin nga PD të votonte pro hapjes së negociatave të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2016, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori