NEGOCIATAT/ Flet ambasadorja franceze: Nuk dua të fshihem pas gishtit, vendimi do merret në unanimitet
Ambasadorja franceze Cristine Vasac ka folur nga Korça për vendimin e çeljes së negociatave me BE.

Kryebahskiaku Sotiraq Filo foli për hapjen e negociatave, ku deklaroi se shpreson që Franca të luajë një rol të rëndësishëm në këtë rrugë për Shqipërisë dhe rolin kryesor në BE.

Ndërkaq ambasadorja francezë Cristine Vasac ka deklaruar se nuk është në dijeni se çfarë përgjigje do të japë Franca, por ka subjekte që presin përgjigje siç ëhstë Brexit, ndaj nuk dihet çfarë është diskutuar në takimin e Macron dhe Merkel.

“Nuk dua te fshihem pas gishtit, ju keni ngritur pyetjet për rrugen europiane. Ju prisni, ne presim të gjithë bashkë përgjgjen e rëndesishme. Ne nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unaminitet. Dje kancelarja Merkel dhe Macron janë takuar në një takim të rendesishëm. Janë pyetje që na shpëtojne dhe nuk i kapim dot. Është e vertet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim për hapjen e negociatave për në BE. Por ka subjekte që janë po aq te rëndesishëm siç është çështja e Bretix. Ky është një problem i madh jo vetëm për Francën por gjithë vendet e Europës dhe na intereson të gjithëve. Por ka gjthashtu subjekte të tjera siç është subjekti i evenimeteve në Siri. Aktualiteti vonon mbledhjet e veta. Por dijeni që dosja e hapjes se negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndesishme sepse në kemi miqësi të vjeter me Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut.”– u shpreh ambasadorja.




Shtuar më 14/10/2019, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori