Negociatat/ Bullgaria: BE-ja gabim historik nëse refuzon Tiranën dhe Shkupin
Bullgaria është një tjetër shtet që bën thirrje për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të marrin datë për negociata, pasi do të bëhej një gabim historik nëse nuk i lejojmë t’i fillojnë negociatat.

Ai ka shtuar se kjo do të ishte goditje e madhe për popujt e të dyja shteteve të cilat meritojnë t’u jepet perspektivë europiane.

Nëse bëhet një gabim i tillë atëherë nuk duhet të zemërohemi për problemet që do të ndodhin, që do të ketë xhihadistë, ndikime nga Rusia, Turqia apo Kina.

Ky vakum nuk mund të vazhdojë dhe do të mbushet nga ndonjë tjetër dhe kjo nuk është mirë për Bullgarinë”, theksoi shefi i qeverisë bullgare.

Borisov tha se nuk mund t’i kuptojë pohimet se ekzistojnë rreziqe nga inkuadrimi i të dyja vendeve.

Maqedonia e Veriut sipas popullatës dhe territorit është sa Sofja dhe çfarë rreziku mund të jetë? Ky është si një qytet i vogël europian dhe nuk është e drejtë ta tregojmë karakterin kundër atyre. Nuk pajtohem me këtë.

Por, shumë nga shtetet e mëdha europiane kanë probleme të brendshme dhe më lehtë është të gjesh një armik të jashtëm që mund t’i hedhësh fajin”, deklaroi Bojko Borisov.
Shtuar më 17/10/2019, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori