NNdërkohë që kryeministri Edi
Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi mbi mos hapjen e
negociatave për Shqipërinë, kryeopozitari
Basha mendon të kundërtën.
Sipas Bashës, opozita ishte ajo që arriti të
merrte "PO" e gjermanëve ndërkohë akuzoi Ramën se ka dështuar.
"Ju e dini fare mirë se PD dhe unë personalisht jemi përpjekur në takimet me CDU-në në Bundestag që ta transforminim JO-në e tyre në një proces kushtëzimi që do të mundësonte reformat dhe “po”-në e
negociatave.
Ta themi qartë, dëshironim të kishim një rezultat ndryshe sot, por nuk prisnim më mirë sesa Bundestagu vendosi para 2 javësh. Shqipëria nuk mund të
merrte një “po” të prerë”, tha
Basha.
Ka një përpjekje për ta shitur atë të sotmen si një përplasje mes vendeve të BE dhe jo si një keqqeverisje. Në këtë gjendje nuk ta hap askush derën e
negociatave.
Këtë ta thotë edhe qytetari më i zakonshëm në fshatin më të largët, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet. Kjo është e vërteta.
1 orë e gjysëm që
sapo kaloi ishte harxhimi më i madh i kohës për këdo që e ndoqi. Unë nuk pata nevojë, sepse e di çfarë propagandon.
Sapo kam mbërritur nga Berlini me informacionet më të freskëta në lidhje me këto çështje”, tha kreu i PD-së /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2019,
ora 18:38